Nga nesër qytetarët e Klinës mund t’i marrin vaksinat kundër gripit sezonal

QKMF NE Klinë përmes një postimi në FB ka bërë të ditur, që qytetarët e kësaj komune nga nesër mund ta marrin vaksinat kundër gripit sezonal, e këtë ata mund ta bëjnë në këto vende

Ky është postimi i plotë i tij: QKMF NE Klinë

Njoftim

Të dashur qytetarë të Komunës së Klinës njoftoheni se nga nesër më datë 01.12.2020 mund të merrni vaksinat kundër gripit sezonal në QKMF-Klinë, në Njesinë e Vaksinimit.

Me prioritet janë personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike, shtatzënat/lehonat, punëtoret shëndetësor, të arsimit, ushtrisë, policisë etj. Vaksina do ketë për të gjitha grupet që janë përcaktuar nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë.

Orari i vaksinimit do të jetë nga ora 8:00 deri në ora 14:30! Të gjithë ju që shkoni për tu vaksinuar e keni obligative të respektoni radhën si dhe masat anti Covid 19, duke bartur maskën, mbajtur distancën dhe kujdesur për higjienën.

Me respekt
Drejtoria e QKMF-së,Klinë