PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme

Nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku, sot do të mbajnë një konferencë për media.

Konferenca është paralajmëruar nga ora 14:00 në selinë qendrore të PDK-së.

Partia e drejtuar nga Memli Krasniqi së fundi ka qenë kritike për moskrijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, duke akuzuar partinë në pushtet se po tenton të parandalojë hetimin mbi krizën energjetike.

Për këtë çështje, PDK ka ngritur padi penale ndaj anëtarëve të Bordit të ZRRE-së.

SHARE