Babai nga Skënderaj në hall me vajzën e mitur që po i arratiset nga shtëpia

Një vajzë 14-vjeçare nga fshati Llaushë e Skenderajt ka disa ditë që është zhdukur, e familja deklarojnë se nuk kanë asnjë informacion për fatin e saj. Arbëresha Haziri që nuk e ka ikjen nga shtëpia për të parën herë, ishte duke qëndruar në Strehimoren e Mitrovicës, derisa arriti të arratisej nga ky institucion e ka disa ditë që po kërkohet nga policia e Kosovës. Gazeta Express sjell rrëfimin e babait që po kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës. Me kërkesën e tij është publikuar edhe fotografi

Naim Haziri nga fshati Llaushë e Skenderajt ka një kohë që nuk ka marrë asnjë informacion për vajzën e tij, Arbresha Hazirin, 14-vjeçe. Me këtë të fundit, siç rrëfen vetë prindi për Gazetën Express kohëve të fundit kishin pasur pak probleme, pasi që po arratisej nga shtëpia.

Haziri rrëfen se kur vajza kishte ikur nga shtëpia për herë të parë, kishte qëndruar e zhdukur për 10 ditë. Pasi që e kishin gjetur, ajo ishte dërguar në polici e këta të fundit e kishin dërguar për në qendrën strehimore në Mitrovicë, pasi që vajza nuk kishte pranuar që të qëndrojë në shtëpi.

“Prej të enjtes së kaluar, vajza ime ka ikur nga strehimorja në Mitrovicë, në shkollë nuk deshti, pat disa probleme, iki njëherë nja 10 ditë, e mora, e lajmërova policinë, këta neglizhencë gjykata nuk jep kurrfarë urdhri, herën e parë nuk e bëra publike, e gjeta përmes Burim Ademit. E kam çu në polici, këta në qendrën sociale, e pastaj në strehimore, e prej strehimores ka qenë”, thotë prindi i 14-vjeçares.

Babai i Arbresha Hazirit rrëfen se vajza kishte ikur në Lipjan, por, që mohon se ajo mund të jetë në lidhje me dikë. Ai shton se vajza nuk ka as probleme shëndetësore.

“Ajo ka qenë në Lipjan herën e parë kur ka ikë, nuk e di ajo fëmijë është. S’ka probleme shëndetësore, është e meçme ”, thotë tutje.

Naim Haziri megjithatë, shton se vajzën ia kishte mashtruar një djalë, i cili edhe e kishte shtyrë vajzën që të kërkonte para, e madje edhe të vidhte nga familjarët.