COVID-19 u mori jetën, varrosen nënë e bir në Ratkoc të Rahovecit

Këtë të martë në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit janë varrosur nënë e bir.

Është kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, i cili ka shprehur ngushëllie për familjen Morina që ka humbur anëtarët e saj nga COVID-19.

“Sot në Ratkoc, isha në ceremoninë e varrimit të Fatime Morinës 85 vjeç dhe Ruzhdi Morinës 50 vjeç (nënës dhe të birit të saj me nevoja të veçanta), të cilët vdiçën dje, e që sipas IKSHPK-së ishin të infektuar nga virusi Sars-Cov-2”, është shprehur Latifi,

“Shpreh dhimbjen time dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Morina, miqtë dhe të gjithë të pikëlluarit. I lehtë ju qoftë dheu mbi varre!”,