Selimi: Edhe 40 herë me shku Hoti në Washington do të kthehet me të njejtat fjalë..

Është duke u mbajtur seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, derisa kryeministri Hoti, raportoi para deputetëve për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arbend Gashi, në fjalën e tij, edhe një herë foli për deklaratën e Albin Kurtit sa ishte kryeministër, ku i njëjti kishte thënë se nuk shkon në Washington për bisedime, pasi që ekziston një marrëveshje e fshehtë.

Por, Gashit, i është kundërpërgjigjur, Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi.

“Deputetes Besa do t’i kisha sygjeru m’ja kujtu, që këtu e keni thirr në interpelancë Hotin dhe jo Kurtin që Gashi foli aq shumë.

Meqë e përmendi Kurtin, po ju u bëtë bashkë me PDK-në, AAK-në e Nismën e Listën Serbe, por ju nuk e rrëzuat Kurtn, por Qeverinë që ishte rrezik për Serbinë.

Shumë mirë që keni pranu, sepse vetëm me një udhëtim atjë u munduat ta zhbëtë kufirin, ta ndani Ujëmanin, i hapët rrugë Mini –Shengenit. Puna më e mirë është që të mos shkoni ma.

Hoti tha është hera e katërt që po raporton, katër herë njëjtë, katër herë flet për transparencë e s’flet asgjë, premton për njohje e kthehet duke hequr dorë, tentoi katër herë e s’i mbajti premtimet edhe 40 herë i njëjti do të kthehet, por Kosova do të jetë me e dëmtuar

Pse s’u raportu ma herët për të pagjetur. E pamë si e trajtuat këtë çështje në Washington”, tha Selimi