Sot shënohet Dita e Forcës, qytetarët mund ta vizitojnë kazermën ‘Adem Jashari’

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot shënojnë Ditën e Forcës.

Për këtë rast do të organizohet “Ditë e hapur” në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e “Ditës së Forcës” organizon “Ditë e hapur’’. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)”.

Kazermën mund ta vizitojnë të gjithë të interesuarit, që pastaj mund t’i shohin pajisjet, ambientet dhe aktivitetet tjera të FSK-së.