Pas Klan Kosovës, ARBK i pezullon certifikatën edhe ‘Artmotion’

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka vazhduar goditjen e bizneseve të vëllezërve Devolli.

Zëvendës Drejtorja e ARBK-së, Lebibe Haliti, dje ka marrë vendim të shfuqizoj çertifikatën e biznesit Komanisë “Art Motion”.

Një ditë pasi iu shfuqizua sërish çertifikata televizionit Klan Kosovës, ARBK-ja ka shfuqizuar çertiifikaten e krejt Komanisë “Art Motion”.

Sipas këtij vendimi, ARBK-ja obligohet për zbatimin e këtij vendimi.

Në arsyetimin e vendimit, të cilin e ka publikuar Nacionale, tregohen arsyet e këtij vendimi.

“Certifikata e Biznesit e Kompanisë “Art Motion” sh.p. shfuqizohet nga ushtruesja e detyrës së Drejtores së Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), për shkak të kërcënim serioz ndaj sigurisë publike, të shkaktuar me shkeljen e normave kushtetuese nga vetë ky biznes” thuhet në arsyetimin e vendimit.

Në vendim, gjithashtu, thuhet se ky biznes ka për synim “lajthitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës” përmes regjistrimit si investitorë i huaj për të gëzuar “të gjitha benefitet që sjellë legjislacioni në fuqi.

Kujtojmë se tashmë vendimet në emër të ARBK-së, i nënshkruan Lebibe Haliti, e cila është motra e deputetit të VV-së, Enver Haliti.

Krejt kjo pasi, Drejtorja Pranvera Prestreshi tashmë nuk e ushtron këtë pozitë, sepse ishte ajo e cila e anuloi vendimin për pezullimin e çertifikatës së biznesit për Klan Kosova.

Në arsyetim, thuhet se Prestreshi është familjare e Avokatit Blerim Prestreshi, i cili sipas vendimit, është avokat i KLAN KOSOVA.