Kurti: Sapo mora një lajm të mirë, BE ndanë 5 milionë euro për Kosovësn, po përgatit edhe 50 milionë tjera

Po vazhdon seanca për mocionin e LDK-së.

Derisa dy partitë LDK dhe VV, po vazhdojnë me gjuhë të ashpër ndaj njëra-tjetrës.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i reagoi zëvëndëskryeministrit Haki Abazi, daj gjuhës që përdori ai, duke i thënë që pikërisht kjo gjuhë ka prishur koalicionin, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, Gashit i reagoi kryeministri Albin Kurti.

Ai tha së s’është prish koalicioni për gjuhën e komunikimit.

“Për shkak të gjuhës së komunikimit s’ka ndodhë thyerja. Çështja është te tarifa, edhe ideja e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.  Në letrën që ma ka dërgu kryetari Mustafa, ka thënë që kur të kalon gjendja me koronavirusin, ne do të dalim nga koalicioni për tarifën. LDK ka pas me dal edhe më herët edhe sikur të ishte korona. S’është pra gjuha e komunikimit. Është marre mi thanë popullit që e bratis idenë e reciprocitetit. S’është ç’ështje gjuhe, por qëndrimi”, ka thënë Kurti.

Kurti gjithashtu konfirmoi se ka marrë letër nga komisioneri i BE-së, Oliver Varhelyi, që flet për ndihmat që i jep Kosovës.

“Unë sapo kam marrë një letër nga komisioneri i BE-së, Oliver Varhelyi, që flet për ndihmat që i jep Kosovës.

Sa i përket ndihmës financiare që të shfrytëzohen 5 milionë euro, ndërsa kanë nisur punën deri në 50 milionë euro për ne që duhet të shfrytëzohen që ta zbusin nikimin socio-ekonomik”