Vdiq një grua në Malishevë, shkoi për ta hequr dhëmbin iu komplikua gjendja

Policia ka nisur hetim mbi një vdekje që ka ndodhur sot.

Një grua rreth 35 vjeç është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë në Malishevë, por iu është komplikuar gjendja shëndetësore për çka është dërguar në QKUK.

Policia ka konfirmuar se gruaja ka vdekur në QKUK pasi është dërguar atje, megjithatë nuk ka dhënë detaje të tjera.

KOHA mësoi se për rastin policia ka arrestuar një mjek.