Rrahje midis dy të burgosurve në Dubravë

Dy të burgosur janë përfshirë në një përleshje fizike të martën në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues, Florent Gashi, ka thënë se bëhet fjalë për të burgosurit me inicialet O.K. dhe A.B.

“Fillimisht ka pasur fjalosje, e cila ka përfunduar me rrahje, por pa lëndime. I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situatën nën kontroll”, ka thënë ai.

Gashi ka shtuar se rrahja ka përfunduar pa pasoja apo ndonjë nevojë për intervenim të stafit mjekësor.