Haradinaj: Na duhet përvoja e UÇK-së për ta ndërtuar e forcuar Ushtrinë

Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, speaks to the media during a press conference in Kosovo capital Pristina on Tuesday, Dec. 18, 2018. Haradinaj blamed Europe Union's foreign policy chief for "deviating the dialogue" on normalizing ties with Serbia. Haradinaj said that, while Serbia is taking major steps toward the integration with the bloc, his country's residents have remained "in a ghetto," not enjoying the visa-free travel to EU countries though it has fulfilled all requirements. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, se prioritet i tij është ndjekja penalisht e të gjithë atyre që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në vend.

“Në kuadër të reformave në drejtësi, në krye të agjendës së Aleancës për qeverisjen e ardhshme, është ndjekja penalisht e të gjithë atyre që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në vend. Kaluan dy dekada, e shumë kriminelë të luftës nuk kanë dalur asnjëherë para gjyqit”, tha Haradinaj, gjatë vizitës në Skenderaj.

Ai shtoi se u zotua se mbrojtja e bashkëluftëtarëve në Hagë do të jetë në nivelin e lartë.

“Në Skenderaj me strukturat e Aleancës, bashkëbiseduam për Kosovën e sigurt dhe anëtarësimin e saj në NATO. Na duhet akoma përvoja e UÇK-së për ta ndërtuar dhe forcuar më tej ushtrinë tonë. U zotova se mbrojtja e bashkëluftëtarëve në Hagë do të jetë në nivelin më të lartë institucional, sepse ashtu mbrojmë historinë, dinjitetin dhe drejtësinë për Kosovën”, shtoi ai.