Sali Berisha pret Albin Kurtin, ia uron fitoren e Vetëvendosjes

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha përmes një shkrimi dhe disa imazheve të postuar në faqen zyrtare Facebook ka folur rreth takimit me liderin e VV-së, Albin Kurti.

Berisha ka thënë se në këtë takim, Kurtit i ka uruar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit, derisa kanë folur edhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në interes të të dyja vendeve.

Ky është postimi i tij i plotë:

Takim me kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe kryetarin e Levizja Vetevendosja, zotin Albin Kurti!

Te dashur miq, sot prita ne nje takim kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe Kryetarin e Levizjes se Vetevendosja, z. Albin Kurti dhe zoterinjte Liburn Aliu, deputet i kesaj partie dhe Arber Zaimi keshilltar i kryetarit te LVV.

Ne kete takim i shpreha dhe njehere zotit Kurti urimet e perzemerta per fitoren e tij dhe Levizjes Vetevendosja ne zgjedhjet e fundit paralamentare ne Kosove duke theksuar se zgjedhjet e fundit ishin historike, qytetaret e Kosoves me voten e tyre mandatuan ndryshimin, mandatuan koaliconin LVV-LDK, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin per udheheqjen e vendit ne rrugen e ndryshimit dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike.

Ne kete takim diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet ne rajon dhe bashkepunimin midis Shqiperise dhe Kosoves ne interesin me te mire te dy vendeve dhe te kombit tone si dhe bashkepunimit rajonal.

Takimi ishte i hapur dhe miqësor!