Skandaloze: Kjo është arsyeja pse Spitali i Gjilanit refuzoi donacionin në vlerë rreth 1 milionë euro

Një donacion në vlerë rreth 1 milion euro nuk është pranuar nga Spitali i Përgjithshëm në Gjilan.

Donacioni ka 73 shtretër por ka mbetur i bllokuar në doganë, kjo sipas Mehmet Sopës, afarist kosovar në Zvicër, i cili ka akuzuar Spitalin në Gjilan për mos pranimin e këtij donacioni.

E drejtori Klinik i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu e ka konfirmuar këtë.

Ai ka thënë se Spitali në Gjilan nuk e ka pranuar donacionin sepse nuk kanë marrë përgjigje në lidhje me këtë donacion nga Zyra e Donacioneve të ShSKUK-së në Prishtinë.

Hajrullahu ka thënë se nuk kanë të drejtë të pranojnë donacion pa marrë përgjigje nga kjo zyrë.

Kjo është edhe arsyeja pse donacioni në vlerë 1 milion euro ka mbetur i bllokuar në doganë.

“Ne nuk e kemi pranuar donacionin sepse kur e kemi bërë kërkesën në Zyrën për Donacione të SHSKUK-së, nuk kemi marrë ende përgjigje. Ne nuk guxojmë të pranojmë donacione nëse nuk miratohet nga kjo zyrë”, ka thënë Hajrullahu.