Ambasadori italian: Vala e dytë po vjen

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se Kosova mund të përfshihet nga një valë e dytë e COVID-19.

Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati me profesorin dhe mikrobiologun, Lul Raka dhe ekipin mjekësor ushtarak të Italisë që po ndihmojnë Kosovën në përgjigjen ndaj COVID-19.

Ai ka këshilluar që të mbahet higjiena në mënyrë që të shmanget vala e dytë e virusit vdekjeprurës.

“Mos gabo: vala e dytë po vjen. Mënyra e vetme për të mbrojtur ekonominë dhe për të shmangur bllokimin: vishni maskën, lani duart, mbani distancën dhe shmangni absolutisht grumbullimin! Secili duhet të bëjë pjesën e vet”, tha ambasadori Orlando.