Hoti në Tiranë: Asociacioni është obligim shtetëror i Kosovës i ratifikuar në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pyetur sot në Tiranë për dialogun me Serbinë, konkretisht kushtëzimet që po i bën Beogradi për diskutimin e temës së Asociacionit.

Hoti ka ripërsëritur qëndrimin e tij se kjo çështje është temë e mbyllur, dhe se statusi i Asocacionit duhet të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës.Sipas Hotit, Asoaciacioni është obligim shtetëror i Kosovës i ratifikuar në Kuvend.

“Asociacioni është temë e mbyllur në marrëveshjen e vitit 2013 ku janë vendosur edhe normat kushtetuese që statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Është obligim shtetëror i Kosovës i ratifikuar në Kuvend”, tha ai.