Sami Lushtaku dërgohet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ftuar nga EULEX-i në këtë mbrëmje.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar djali i Lushtakut, deputeti Mërgim Lushtaku, i cili tha se babai i tij i shoqëruar nga avokati ndodhet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

“Po, janë duke biseduar me avokatin, pasi sipas të gjitha gjasave është vetëm për telefon. Sipas avokatit vetëm për telefon dhe ende është në zyret e EULEX-it“, tha ai.

Kujtojmë se të enjtën Gjykata Speciale ka bastisur shtëpinë e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.