Drejtori i Arsimit në Klinë njofton se sot ka nis regjistrimi i nxënësve në klasë të 10-të

Të shtunën që lamë pas, maturantët iu nënshtruan Testit të Maturës Shtetërore.

Mbarëvajtja e testit u shënua me sukses në komunën e Klinës, ndërsa testimi u administrua në tri qendra testimi ku gjithsej ishin 510 maturantë.
Ndërsa sot në këtë komunë ka nis edhe afati për regjistrimin në klasë të dhjetë.
Këtë e ka bërë të ditur për Klinë Info, drejtori i Arsimit, Enever Gashi.
I njëjti ka thënë se afati për regjistrim në klasë të dhjetë është deri ditën e mërkurë.