I mituri në Malishevë publikon video me armë zjarri në TikTok, përfundon në Polici

Mbajtja e armëve nga të miturit tashmë është bërë dukuri që po shqetëson prindërit dhe shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe fëmijët,

E shumë shpesh raste të tilla zbulohen pas publikimit të pamjeve nëpër rrjete sociale.

Kështu ka ndodhur së fundi në fshatin Carrallukë të Malishevës, ku një person i mitur ka përfunduar në Polici, nën dyshimet se posedon armë zjarri.

Sinjali mëson se i dyshuari kishte publikuar video në rrjetin social TikTok, ku shihej duke ekspozuar një armë.

I mituri para hetuesve policorë ka pranuar se posedon armë, por të njëjtën e ka fshehur në një vend që s’i kujtohet.

Disa orë më vonë, i dyshuari është paraqitur sërish në stacion policor ku edhe ka dorëzuar armën në fjalë bashkë me një karikator.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.