Nesër në Aqarevë nderohet dëshmori i kombit dhe patrioti i shquar Ismet Rrahmani në 22 vjetorin e rënies heroike

Me 27 gusht të vitit 1998 Kosova humbi njërën nga figurat më emblamatike nga radhët e UÇK-së, dëshmorin e patriotin e shquar, Ismet Rrahmanin. Ai u vra duke i dalë në ballë vendit për liri e pavarësi, për tu pëjetësuar kështu heroizmi i tij. E në 22 vjetorin e rënies heroike të Ismet Rrahmanit, organizohen homazhe në vendlidnjen e tij. Familja Rrahmani nga Aqareva është familje emblematike dhe është unifikuese e spektrit politik, pasi shpesh herë arrinë që të i mbledhë gjitha figurat në përkujtimin e Ismetit. “Duke respektuar masat anti Covid në maksimum. Me 27 Gusht 2020 në orën 12:00, do të bëhen homazhe dhe do të vendosen lule mbi varrin e tij homazhe do të bëhen tek Kulla e ndërtuar mbi gjakun e tij, aty ku ra për të mos vdekur kurrë në ditën me diell me 27 Gusht 1998”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e familjes Rrahmani.