Kryeministri irlandez nesër viziton Kosovën, Policia njofton për bllokimin e disa rrugëve

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar sot e nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjes së rendit të qetësisë publike gjatë lëvizjes së eskortës disa rrugë do të bllokohen në intervale të shkurtra kohore.

Varadkar do të ketë me vete edhe një delegacion shoqërues.

Njoftimi:

Sot e nesër, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare Kryeministri i Irlandës, zotëri Leo Varadkar së bashku me një delegacion shoqërues.

Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit, afër objekteve shtetërore si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik