525 të vdekur për 24 orë, në Itali

Dita e sotme në Itali ka shënuar një ulje të numrit të viktimave nga koronavirusi në 24 orë teksa 525 persona kanë humbur jetën.

Pra janë 53 viktima më pak se ditën e djeshme. Numri total i vdekjeve nga Covid-19 në Itali ka shkuar në 22,170.

Ndërkohë ka një rritje të rasteve të reja me Covid-19 ku gjatë 24 orëve janë regjistruar 3,786 të tilla duke e çuar në 168,941 numrin total të të infektuarve.

Çdo ditë e më i ulët është dhe numri i pacientëve të shëruar. Sot janë 2,072 më shumë pacientë të shëruar dhe numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 49,164.

Pozitive paraqitet situata dhe në repartet e terapisë intesive ku numri i të sëmurëve vjen duke u reduktuar. Sot janë 143 pacientë më pak në këto reparte e numri aktual i tyre është 2,936.

Në struktura spitalore po kurohen 26,893 pacientë dhe në kushte izolimi shtëpiak janë 76,778.

Në rajonin e Lombardisë vazhdon gjithashtu trendi i reduktimit të rasteve në 24 orë . Janë regjistruar 941 raste më shumë pozitive në 24 orë dhe numri i përgjthshëm i tyre është 63,094.

Ndërkohë në këtë rajon janë 231 viktima më shumë se dje duke e çuar në 11,608 numrin total të vdekjeve.

Numri i tamponeve të kryer deri më sot në Itali janë 1,178,403.