Burri në Malishevë kapet me gruan pasi i publikoi disa video në TikTok, ajo e denoncon për dhunë

aaa

Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të dhunës, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes,

Në Polici kanë përfunduar mbrëmë edhe një çift nga fshati Llozicë i Malishevës, pasi një grua e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën fizike e psikike që ka ushtruar ndaj saj.

Sinjali mëson se viktima ka raportuar se burri i saj pas një konflikti verbal, ka ushtruar presion ndaj saj, por kohë më parë edhe e ka sulmuar fizikisht, si pasojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se motiv i rastit të fundit dyshohet se kanë qenë disa video që viktima i kishte publikuar në TikTok dhe e kanë mllefosur burrin e dyshuar.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe ndaj tij të iniciohet rasti për “Dhunë në familje”, kurse gruaja është dërguar në strehimore.