Parashikimi i motit për ditën e sotme

Për ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet në periudha të caktuara kohore të ketë reshje lokale shiu, përfshirë edhe orët e para të 24-orëshit. Reshjet ka mundësi të shoqërohen me ndonjë shkarkesë elektrike.

Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 28°C.