Broja i lumtur me golin e dytë këtë edicion, shpreson mos të ndalet duke shënuar

Armando Broja ka gjetur edhe golin e dytë këtë sezon me Chelsean.

Pasi realizoi në Ligën Premier, sulmuesi shqiptar ka gjetur golin edhe në Kupën FA duke realizuar në fitoren e Chelseat 4-0 ndaj Prestonit.

Pas një harkimi të bukur nga Gusto, Broja realizoi me kokë gol edhe më të bukur duke zhbllokuar rezultatin.

Reprezentuesi shqiptar pas ndeshjes tha se nuk është e lehtë për të të mos shënoj gola pas një periudhe të errët që ka kaluar prej lëndimeve.

“Momente që të lumturojnë dhe të sjellin buzëqeshje në fytyrë. Shumë njerëz nuk i shohin ditët e këqija. Të gjithë presin të shënosh në çdo ndeshje, presion i madh. Nuk është e lehtë të mos shënosh”.

“Tentoj t’i lë pas ditët e këqija, mundohem të shikoj përpara për ato të mirat. Dhe ndaj Prestonit ishte një mbrëmje e tillë. Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur. Shpresoj të shënoj të tjerë gola”, u shpreh sulmuesi shqiptar.

Ndeshja ndaj Prestonit ishte e 15-ta këtë edicion mes Ligës Premier dhe Kupave të Anglisë për Brojën, me sulmuesin shqiptar që ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër.