Agresioni rus në Ukrainë, shtohen mundësitë që Kosova të bëhet me ulëse në OKB

Rusia është paralajmëruar se do të ketë pasoja të mëdha për pushtimin e Ukrainës.

Mirëpo vështirë i realizueshëm llogaritet të jetë përjashtimi i saj nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nëse eksiton një synim i tillë.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB Agim Nesho thotë se janë proceduara të komplikuara ato deri në përjashtimin e Rusisë nga OKB.

Çdo iniciativë që mund të vijë në Kombet e Bashkuara, ose duhet të jetë iniciativë e propozuar nga Këshilli i Sigurimit, gjë që e pengon vetoja ruse, ose çdo iniciativë tjetër që do të vinte nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të rikthehet në Këshillin e Sigurimit ku edhe aty do të duhej tejkaluar vetoja ruse”, deklaroi Nesho për rtv dukagjinin.

Një kërkesë për të përjashtuar Rusinë në Këshilli i Sigurimit kishte bërë ministri i Jashtëm i Ukrainës.

Kjo kërkesë ka rënë edhe në vesh të Vuçiqit i cili thotë se nëse Rusia do të pezullohej nga Këshilli i Sigurimit, do të hapej rruga për ndryshimin e rezolutës 1244 dhe rrjedhimisht Kosova mund të bëhej anëtare e OKB-së.

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu thotë se rezoluta 1244 do të binte nëse Rusia do të pezullohej.

“Nëse pezullohet statusi i Rusisë, Kosova menjëherë duhet të ripërtërijë kërkesën për t’u bërë anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe kjo do të thotë se rezoluta 1244 do të binte”.

Spahiu ka shpresë se pas agresionit rus në Ukrainë mund të ndryshojë përbërja e Këshillit të Sigurimit apo mënyra e përdorimit të vetos nga anëtarët ekzistues./Telegrafi/