Tentim vrasje në Istog, një person bëhet për spital

Një person është arrestuar në Istog, pasi që i njëjti ka tentuar ta vrasë një burrë.

Për shkak të lëndimeve të marra, viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 21:10.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Istog 19.09.2020-21:10. Eshtë arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte lënduar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.