Tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të zhvilluara sot

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në kuadër të xhiros së 17-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. 

Drenica ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Prishtina me rezultat minimal 1-0.

Golin me vlerën e tre pikëve e shënoi Ermal Veliqi në minutën e dytë të ndeshjes.

Prishtina mbetet në vendin e katërt me 23 pikë, ndërsa Drenica ngjitet në pozitën e gjashtë me 20 sosh.

Fitore të rëndësishme shënoi edhe Dukagjini në përballje ndaj Trepçës ’89, me rezultat 1-0.

Ishte ky një duel direkt për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës, i cili u vendos me golin e Iljasa Zulfiut në minutën e 59-të.

Tani Dukagjini ka 21 pikë në vendin e pestë, teksa Trepça ’89 bie në pozitën e nëntë me 18 pikë të mbledhura.

Tabela aktuale: