Aksident i rëndë në Istog, të përfshira dy vetura dhe një traktor

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Dobrushë të Istogut.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se, të përfshira në këtë aksident kanë qenë dy vetura dhe një traktor. Ku traktori është ndarë në mes.

Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar dhe dërguar menjëherë në Spitalin e Pejës.

Njesitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.