Tash e dy ditë Klina po mbledhë ndihma

Tash e dy ditë Klina po mbledhë ndihma për të prekurit nga tërmeti vdekjeprurës që goditi zonën bregdetare në veri të Shqipërisë.
Me iniciativë të grupit të tifozëve “Hithat” vetëm gjatë ditës së mërkurë është arritur të grumbullohen mijëra veshmbathje dhe ushqime nga vullneti i lirë qytetarëve të Klinës,

Nga ky qytet, tashmë janë nisur drejtë Shqipërisë 2 autobus me veshmbathje, 1 kamion me 12 ton miell edhe 4 kombi-bus me gjëra ushqimore,

Ndihmat janë dërguar në magazinat e Durrësit, ndërsa sot organizatorët planifikojnë ti vizitojnë direkt familjet e prekura nga tërmeti.