Nga muaji shkurt, Qeveria armatos dhe blen pajisje për policinë kufitare

Në muajin shkurt, të vitit që vjen, Policia kufitare pritet të furnizohet me armë dhe pajisje për kontrollin dhe sigurinë kufitare.

Ky furnizim, projekt i ri kapital, është paraparë nga Qeveria e Kosovës në projektbuxhetin e vitit 2023.

Sipas buxhetit i cili është ende draft, dhe pritet të marr dritën e gjelbër nga Kuvendi i Kosovës, furnizimi pritet të filloj në muajin shkurt të vitit që vjen dhe do të përfundoj me 31 dhjetor të vitit 2025.

Për këtë qëllim,  janë buxhetuar 600 mijë euro.

Jo vetëm kaq.

Gjithashtu raportohet se për armë dhe pajisje speciale për Policinë e Kosovës, Qeveria e Kosovës ka ndarë hiç më pak se 1 milion e450 mijë euro në këtë projektbuxhet.

Blerja e armatimit dhe pajisjeve speciale për këtë institucion të zbatimit ligjit në vend, parashihet të filloj në po ashtu në të njëjtin muaj të vitit të ardhshëm dhe parashihet të mbaroj pas dy viteve.

Me buxhetin e viti që vjen, pritet të blihen edhe autoblinda dhe mjete tjera të veçanta, pasi janë buxhetuar 1,800,000 euro për blerjen e tyre.

Lidhu me buxhetin për vitin 2023, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka thënë se projektligjin e miratuar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, është në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Sipas Kurtit, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, Qeveria ka rritur buxhetin për blerje të armatimit modern për ushtrinë e duke shtuar 300 pozita të reja për Policinë.

Derisa, në shëndetësi janë ndarë 296 milionë euro.

Prioritet tjetër është edhe fusha e arsimit ku pritet ndërtim i 11 kopshteve dhe shtim të 500 asistentëve për fëmijë me aftësi të kufizuara.

Në bujqësi, sipas Kurtit, për herë të parë buxheti arrin vlerën 87 milionë euro.

Kurti më tej shtoi se kanë ndarë edhe 15 milionë euro shtesë për vitin 2023, për rezervat shtetërore, e 6 milionë euro për terminalet doganore shtetërore.

Derisa, 40 milionë euro për investime për mbështetjen e ndërmarrjeve publike.

Sa i përket mirëqenies sociale, 60 milionë euro janë ndarë për shtesat për lehona e për fëmijë.

SHARE