Një foto në Kosovë – ndër më të mirat për sot në The Guardian

Një fotografi e realizuar në Kosovë, saktësisht në Obiliq, është përzgjedhur ndër më të mirat e së martës nga gazeta prestigjioze “The Guardian”.

“Një burrë duke kalëruar pranë termocentralit. Dy termoncentralet me qymyr janë burimi kryesor i niveleve alarmante të ndotjes së ajrit në Kosovë” – kështu është përshkruar ky imazh i shkrepur nga Armend Nimani.

Veç kësaj fotografie, fokusi I së dytës ishte tek një restorant i qenve në Dubai.

“Hyunsuk Ku, 38, pronarja e Happy Bark Day, kafeneja e parë në Dubai që ofron kafe dhe ëmbëlsira vetëm për qentë”, thuhet në përshkrim.

Më poshtë mund t’i shihni edhe imazhet e tjera të cilat janë përzgjedhur si më të mirat për sot.