Bashkëluftëtari i Mujë Krasniqit, Ali Gashi këngë për komandantin

Bashkëluftëtari i Mujë Krasniqit, Ali Gashi, këtë përvjetor të komandantit të tij sjellë një këngë tejet emocionuese dedikuar komandant Kapuçit.

Ali Gashi ka treguar se kjo këngë për të do të thotë shumë dhe se për të ka qenë tepër e vështirë ta realizoi këngën dhe spotin, ngase disa herë i është dashur t’i ndërpres xhirimet shkaku i emocioneve të mëdha që kishte.

“Që nga paslufta e kam planifikur dhe e kisha në mendje ta bëjë një këngë për Mujën, sepse e kam ndjerë obligim, por edhe përgjegjësi të madhe t’i këndosh një kolosi si Muja. Më është dashur disa herë t’i ndërpres xhirimet shkaku i emocioneve të mëdha që kisha, ngase unë me Mujën jemi rritë bashkë, kemi luftuar bashkë, por që fati e deshti që ai të bie në altarin e lirisë, kurse unë mbeta gjallë”, ka thënë këngëtari Ali Gashi.

Kënga dedikuar Komandant Kapuçit vije në vigjilie të përvjetorit të rënies së tij dëshmor me 41 bashkëluftëtarë në Gorozhup të Pashtrikut, 14 dhjetorin e vitit 1998.