Hyrja në Kosovë do të lejohet edhe me dy doza të vaksinës

Pas mbledhjes që ka mbajtur Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë është propozuar edhe lehtësimi i masave antiCOVID.

Ndër masat që janë lehtësuar është edhe hyrja në Kosovë, ku më nuk do të jetë e nevojshme që të keni tri doza të vaksinës antiCOVID për të hyrë brenda territorit të Kosovës.

Sipas masave të reja, të gjithë ata që hyjnë në Kosovë do të duhet që të dëshmojnë se janë të vaksinuar me dy doza.

Kurse, ata të cilët kanë vetëm një dozë duhet të kenë edhe testin PCR.