​Viktima e parë nga koronavirusi në Mal të Zi

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi një person 65-vjeçar sonte ka ndërruar jetë si rezultat i koronavirusit të ri.

“Ai është viktima e parë me Covid-19 në vend”, tha drejtori i Qendrës Klinike Jevto Erakovic për portalin CdM nga Podgorica.

Në Mal të Zi, 21 persona kanë kontraktuar koronavirusin e ri deri më tani.