E dhimbshme: 59-vjeçari u gjet pa shenja jete në mes të rrugës në Pejë, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Pejës, ku një person është gjetur pa shenja jete,

Burimet e Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, për shkak se një person ishte i shtrirë pa ndjenja në Rrugën e Kforit dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur viktimën të shtrirë afër një veture dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Sinjali mëson se viktima është Kujtim Berisha, 59-vjeçar.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion