Promotori amerikan e quan “rojë” boksierin shqiptar: Joshua s’duhet të futet në ring me të!

IndeksOnlineE Enjte, 30 Prill 2026 11:04
Promotori i njohur amerikan, Lou DiBella ka kritikuar ashpër përzgjedhjen e Anthony Joshuas për t’u rikthyer në boksin profesionist.

Joshua pak ditë më parë njoftoi publikun zyrtarisht se do të ketë një meç me boksierin shqiptar, Kristian Prenga, shkruan Indeksonline

Kjo nuk i pëlqeu aspak DiBella-s, i cili e quan boksierin shqiptar si “rojë dyersh”.

https://x.com/ProBoxingFans/status/2049745575659086204?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2049745575659086204%7Ctwgr%5Ef40f9595ee8712b7abdf129a895bf5aca95eae2f%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fpromotori-amerikan-e-quan-roje-boksierin-shqiptar-joshua-sduhet-te-futet-ne-ring-me-te%2F

Ai s’duhet të jetë në ring me një rojë. Kështu është Kristian Prenga. Ai nuk i afrohet Joshuas. Ai nuk i përket fitnesit të tij”, u shpreh DiBella

Joshua dhe Prenga do të rrahen, më 25 korrik në Riyadh të Arabisë Saudite./Indeksonline/