310 tiketa ndaj motoçiklistëve në rajonin e Pejës gjatë prillit

Policia e Kosovës në rajonin e Pejë ka shqiptuar 310 tiketa ndaj ngasësve të motoçikletave gjarë muajit prill.

Sipas komunatikës për media të PK-së këto tiketa u shqiptuan në rastet kur motoçikletat e ngasën pa dokumentet dhe elementet e nevojshme.

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacionet Policore, njёsiti i Tafikut Rajonal dhe njёsiti pёr Reagim tё Shpejtё, gjatё muajit prill, bazuar detyrave të caktuara dhe planifikimeve operative ka realizuar planet operative në parandalim të aksidenteve gjegjësisht rregullim të komunikacionit, plan i cili do tё vazhdoj edhe ditёve nё vijim, gjatё muajit prill janё shqiptuar treqind e dhjetё (310), tiketa ndaj ngasësve të motoçikletave, pёr kundёrvajtje: Drejtim i motoçikletёs pa patentshofer; Drejtim i motoçikletёs pa rexhistrim; Drejtim i motoçikletёs pa helmetё”, thuhet në komunikatën e PK-së.