Muhaxhiri për ndejën e tij me muzikë në pandemi: Më kanë thirr me pi kafe do kojshi

Gazmend Muhaxhiri nga LDK ka arsyetuar ndejën e para dy ditëve të tij në një atmosferë festive, m’u në kohën kur masat ndaj COVID-19 janë ende aktuale.

Muhaxhiri ka thënë se ka qenë një ndejë private dhe se e kanë thirrur për kafe 4-5 kojshi.

‘’Tash s’po du me u arsyetu. Por ajo ka qenë një ndejë private. Kam shpinë atje. Më kanë thirr me pi kafe. Kanë ardh me pi kafe 4-5 kojshi. Nuk është që kemi thy ndonjë rregull. Është veprim privat i imi’’, ka thënë Muhaxhiri në një debat televiziv.

Në media u shpërnda një fotografi e video ku shihej Muhaxhiri me një grumbull njerëzish duke pirë e festuar me muzikë live, shkruan Persikopi.