Izolohen 8 nxënës të Karitasit në Klinë që kishin kontakt me italianen e infektuar me koronavirus

Janë izoluar tetë nxënës të Karitasit në Klinë të cilët kanë pasur kontakte me italianen 20-vjeçare e cila rezultoi pozitive me koronavirus,

Sipas, burimeve të sigurta të Gazetës Sinjali, tetë nxënësit e izoluar janë nxënës në shkollën fillore “Atë Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan të Klinës.

Njëra nga nxënëset e izoluar është nxënëse e klasës së dytë në këtë shkollë, njëri nxënës i  klasës së gjashtë, tre të klasës së shtatë, një i klasës së tetë dhe dy të klasës së nëntë.

se këtyre nxënësve ende nuk u janë bërë testet për koronavirus dhe se të njëjtit nuk kanë ndonjë simptomë.

20-vjeçarja e cila u konfirmua dje se ka koronavirus, kishte punuar në këtë kamp që disa ditë. /