PDK, dega në Klinë akuzon kryetarin e Klinës për pranimin e mësimdhënësve në mënyrë selektive e partiake

Dega e PDK-së në Klinë ka akuzuar Komunën e Klinës për pranimin e mësimdhënësve në mënyrë partiake e selektive, jo kuadrant cilësor. Postimi i plotë i PDK-së në Klinë:

Lista me rezultate definitive?
Lista e publikuar e punëtorëve të arsimit të pranuar në punë nga Drejtoria e Arsimit e vërteton shqetësimin e ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Klinë. Kjo listë e të pranuarve na vërteton qe në Komunën e Klinës , nuk merret për bazë njohurit dhe aftësitë e kandidatëve por punësohen njerëzit qe janë të afërt me pushtetin dhe grupet e interesit të cilat e kontrollojnë kryetarin Zenun Elezaj.
Për ta vërtetuar këtë qe po themi, po ju tregojm vetem një shembull:
Në shkollen “Ismet Rraci”, në vendin e punës mësimdhënës i mësimit klasor, kanë konkurruar shumë kandidat/e që kanë pasur kualifikimin, përvojën, dhe performancën shumë me të mire se sa kandidatja e pranuar, por “çuditërisht” prej të gjithë kandidateve si me e mira me vlerësim me 103.15 pikë, është zgjedhur Fitore Elezaj kushërira e afert e kryetarit të komunës Zenun Elezaj, me këtë rast janë diskualifikuar mësimdhënëse të dëshmuara në pune siq janë:
Valeriana Nrecaj- rreth 10 vite përvojë pune e kualifikuar dhe e vlerësuar për performancë të mirë
Valentina Berisha- kualifikim, përvojë pune dhe performacë të vlerësuar
Nurije Dragidella- kualifikim, përvojë rreth 15 vite dhe performacë të vlerësuar
Lindita Tunaj- Kualifikimin, përvojen e punës 8 vite.
Por fatkeqësisht qe kandidatet e lartpërmendura e shumë kandidat/e tjerë nuk kane qelluar kushërira të kryetarit Elezaj, prandaj edhe pse kanë përvojë me të madhe, performance të dëshmuar ato nuk mund të punësohen, sepse ky vend i punës është i rezervuar për Fitore Elezaj.