Numërohen mbi 6500 vota, ky është rezultati aktual

Deri më tani në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 6542 vota me kusht dhe Votave të Personave me Nevoja të Veqanta, shkruan Indeksonline.

Lëvizja Vetëvendosje është partia me më së shumti vota, 1715 vota.

Pas saj është Partia Demokratike e Kosovës me 1411, dhe në vendin e tretë koalicioni AAK-PSD me 1241.

Lidhja Demokratike e Kosovës mban vendin e katërt me 1191 vota.

Ndërsa, Nisma ka 355 vota.