Zenun Elezaj dhe Halil Kastrati bëjnë 10 familje në nevojë me shtëpi të reja

Kryetari e Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi në FB ka bërë të ditur se sot bashkë me humanistin Halil Kastrati kanë bërë 10 familje në nevojë me shtëpi të reja.

Ai ka shtuar se ndërtimi i këtyre shtëpive do të financohet nga buxheti i Komunës dhe ai i shoqatës nëpërmjet donacioneve nga njerëz vullnetmirë e zemërgjerë.

Ky është postimi i Elezajt:

10 shtëpi të reja do të ndërtohen në Klinë për 10 familje në nevojë

Sot, me hoxhën e nderuar, humanistin Halil Kastrati nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e 10 shtëpive të reja për 10 familje në nevojë nga Komuna e Klinës.

Ndërtimi i këtyre shtëpive do të financohet nga buxheti i Komunës dhe ai i shoqatës nëpërmjet donacioneve nga njerëz vullnetmirë e zemërgjerë.
Falënderoj hoxhën Halil dhe përfaqësuesit e shoqatës për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi pasur tash e disa vite, ku përfitues kanë qenë dhjetëra familje që janë bërë me shtëpi e qindra të tjera janë ndihmuar në forma të ndryshme.

Falënderim i madh për njerëzit vullnetmirë, që me donacionet e tyre po bëjnë të mundur punën e madhe bamirëse të hoxhës Halil dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.