Shtatë raste të dhunës në familje vetëm brenda 24 orëve

Shtatë raste të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, të cilët se kanë thënë se rastet janë në lokacione të ndryshme.

Policia ka treguar se për rastet janë ndaluar dhe arrestuar gjashtë burra dhe një grua.

Arrestimi i parë ka ndodhur në orën 11:00 në Pejë, ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

Sipas Policisë raportimi për këtë rast ishte bërë më 6 janar të këtij viti, ndërsa dje është kryer dhe arrestimi.

Tutje është treguar se e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Arrestimi i dytë është bërë në Istog, dje rreth orës 11:00.

Policia ka njoftuar se arrestimi është bërë nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës së tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjithmonë duke iu referuar njoftimit nga ana e Policisë, i dyshuari tjetër i arrestuar, rasti i të cilit po hetohet si dhunë në familje, është nga Graqanica.

Arsyeja e arrestimit të të dyshuarit, sipas Policisë, është bërë pasi ky i fundit nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij.

Rasti thuhet se ka ndodhur dje rreth orës 13:00 dhe se i dyshuari është dërguar në mbajte.

Vetëm një orë më pas, Policia kishte arrestuar një burrë tjetër nga Suhareka.

Kjo pasi i njëjti dyshohet se më 15 shkurt të 2022-ës ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Policia ka treguar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dhunë fizike ndaj bashkëshortes dyshohet se ka kryer edhe një person nga Prishtina.

Policia ka thënë se arrestimi i të dyshuarit është bërë dje rreth orës 16:30 dhe se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast i njëjtë ka ndodhur edhe në Drenas.

Policia ka arritur të arrestoj një person nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30.

Pos këtyre arrestimeve, në një rast që është duke u hetuar si dhunë në familje është treguar se i dyshuari ka pranuar se ka poseduar edhe armë.

Gjatë intervistimit të të dyshuarit nga Policia, i njëjti thuhet se ka treguar se armën e ka shitur një personit të pa njohur.

Policia ka treguar se me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.