Gjykata e Apelit konfirmon se do të hetohen sërish listat e veteranëve, tregojnë ku gaboi Gjykata Themelore në hetime ndaj këtij rasti

Gjykata e Apelit më 21 prill ka marrë vendim për ta kthyer në rigjykim rastin “Veteranët”, ku akuzohen Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Në arsyetimin e Apelit për kthimin e këtij rasti në Gjykim thuhet se gjykata e shkallës së parë e ka vërtetuar gabimisht faktin në lidhje me miratimin e listave nga komisioni.

“Kjo për shkak se Ligji nr.04/L-054, në nenin 12 ka përcaktuar rregullimin e kategorive dhe të beneficioneve me ligj të veçantë, gjë që ligji i veçantë nr.04/L-261 në nenin 2 përcakton fushëveprimin që e ndërlidhe se fushëveprimi i këtij ligji është i mbështetur në ligjin 054 në nenin 12 sipas së cilit nen parashihet nxjerrja e ligjit të ri.

Duke qenë, se komisioni ka miratuar listat përfundimtare me date, 17.05.2016 sipas raportit nr. 1737 ku edhe i ka rekomanduar ato lista në Qeveri, rrjedhë se miratimi i listave ndërlidhet me ligjin e veçantë nr.261, ne këtë kuptim ky Kolegj gjen se, gjykata ka vërtetuar në mënyrë të gabuar faktin më thelbësor që ka të bëjë me miratimin e listave nga komisioni, në këtë çështje penale kur mbështetet në normat ligjore sipas së cilave të akuzuarit në cilësinë e anëtarëve të komisionit kanë vepruar dhe se kanë qenë dy ligje në fuqi kur kanë vepruar.“

Në arsyetimin e Gjykatës së Apelit thuhet se duke vërejtur se si fakt vendimtar në aktgjykim është pretenduar nga Prokuroria se bëhet fjalë për 19.500 aplikacione të cilat ndërlidhen me kategorizimin e këtyre aplikuesve, nga shkresat e lëndës rrjedhë se këto aplikacione nuk janë administruar si provë, por janë administruar listat si tërësi në numër prej 19.500.

“Rrjedhimisht duke mos u administruar si provë aplikacionet, gjykata nuk ka vërtetuar në mënyrë të plotë gjendjen faktike lidhur me këtë fakt vendimtar, nga se fakti këtu është shtruar se këto aplikacione sipas të dhënave që ato aplikacione mbajnë a janë këto aplikacione me përmbajtje siç pretendonte prokuroria, se ishin me kategori, “ Mbështetje politike, Logjistike, financiare, mbështetje mjekësore, dhe detyra tjera të caktuara nga komandantet e njësive, shtabeve dhe zonave të UÇK. Rrjedhimisht duke mos administruar aplikacionet për të verifikuar pretendimin e tillë, kjo rezulton në vërtetim jo të plotë të gjendjes faktike, rrjedhimisht duke mos i administruar si provë nuk janë vërtetuar në mënyrë të drejtë faktet edhe sa i përket pretendimeve të prokurorisë, se aplikacionet kanë qenë vetëm me emër dhe mbiemër dhe nuk kane qenë të nënshkruara.

Gjykata duke mos administruar aplikacionet e theksuara në dispozitivin e aktgjykimit, reyulton se nuk e ka vërtetuar në mënyrë të plotë pretendimin e faktit se a ishin të përfshirë persona që pretendohet se ishin të mitur gjatë kohës së luftës në Kosove dhe personave që ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc dhe Ushtrisë Çlirimtare në Maqedoni, sepse faktet e tilla mund të vërtetohen në mënyrë të plotë vetëm kur administrohen Faqe 21 e 23 aplikacionet e pretenduara nga prokuroria në numrin prej 19.500 të cilat aplikacione kanë të shënuar edhe kategorinë se ku aplikuesi ka bërë pjesë.”.

Apeli tutje ka theksuar se gjykata e shkallës e parë nuk e ka vërtetuar drejt faktin kur ka konstatuar se sipas metodologjisë së punës është krijuar komisioni për shqyrtimin e ankesave, përderisa siç rezulton nga dispozitat ligjore, shqyrtimin e ankesave e bën Komisioni dhe jo një komision dytësor.

“Gjykata nuk e ka vërtetuar drejtë faktin kur ka konstatuar se, sipas metodologjisë së punës është krijuar komisioni për shqyrtimin e ankesave, përderisa siç rezulton nga dispozitat ligjore të ligjit 261, shqyrtimin e ankesave e bën Komisioni dhe jo një komision dytësor, që siç rezulton nga shkresat e lëndës, në kuadër të komisionit të ankesave kanë marrë pjesë anëtarë të komisionit ( si përfaqësues të zonave) dhe persona që nuk kanë qenë pjesë e Komisionit Qeveritar ( persona këta që kanë ardhur nga ajo zonë, por se nuk rezulton me ndonjë vendim se kanë qenë të caktuar si anëtar të komisionit për shqyrtimin e ankesave), përderisa dispozita ligjore nga neni 7 i ligjit nr. 261 ka përcaktuar se vendimi i Komisionit është përfundimtar, prandaj fakti i tillë duke argumentuar në metodologji të punës së komisionit rrjedhë se është vërtetim i gabuar, pasi që dispozita ligjore përcakton se Komisioni shqyrton ankesat, për me tepër kjo rrethanë ndërlidhet edhe me provat që janë administruar konkretisht me deklaratën e dëshmitarit B., që ka sqaruar mbi mënyrën si është vendosur dhe nga kush është vendosur për ankesat.”