Shtarica dhe Siqeva mbështesin Haki Morinën për deputet

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Haki Morina është takuar me banorët e Shtaricës dhe Siqevës,

Morina, ka njoftuar se këto fshatra e kanë motivuar atë që të angazhohet në thellimin e bashkëpunimit me këtë anë.

Kujtojmë se Haki Morina është kandidat i PDK’së nga diaspora. Ai mban numrin 85 në listën e kësaj partie.