SKANDALOZE/ Kompania me qarkullim 200 milionë € në vit merr subvencione nga shteti (Dokument)

Njëra nga kompanitë më të mëdha kosovare, e cila merret me shitjen dhe transportin e derivateve të naftës, “Hib Petrol”, është subvencionuar me 50 mijë euro nga shteti i Kosovës, raporton portali  “Front Online”.

“Hib Petrol” ka qarkullim vjetor financiar prej rreth 200 milionë euro, e cila njëherit është furnitori kryesor me derivate të naftës i institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ka aplikuar për subvencionim në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë(MTI). Ndërsa sipas raporteve të auditorit, të cilat poashtu i posedon “Front Online”, fitimi bruto i “HIB Petrol” për vitin 2018 ka qenë rreth 20 milionë euro, derisa fitimi i pastër është 4.1 milionë euro.

Sipas dokumenteve që i posedon portali “Front Online”, emri i kompanisë “HIB Petrol” gjindet në listën e përfituesve për subvencione: “Ndarja e mjeteve financiare nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve sipas thirrjes publike për subvencionimin me mjete financiare për NMVM”.
Sipas kësaj liste që e posedon “Front Online”, “HIB Petrol” është përfituese e kategorisë për ndërmarrjet e mesme, të cilat i kanë prej 50-249 punëtorë.