Kryeministri: Qerim Kelmendi u vra nga ata që s’e duan atdheun

Kurti bën homazhe tek familja e Qerim Kelmendit i cili u vra para pak ditësh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka bërë homazhe të luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi. Ai tha se Qerimi do të mbetet përherë një kujtimin tonë si luftëtar i lirisë, e liria nuk vritet.

“Baba Haxha dhe Nëna Nurije nuk kanë mundur të mendojnë e as paramendojnë, që djali të cilin e kishin edukuar për çlirim e atdhe, do t’iu vritet mbi dy dekada pas çlirimit nga dora vrastare që s’e do atdheun. Qerimi do të mbetet përherë në kujtimin tonë si luftëtar i lirisë, e liria nuk vritet”, ishin fjalët e Kurtit.

Kujtojmë që trupi i Qerim Kelmendit u gjet në fshatin Zahaq-Pejë, brenda një veture, e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.