Ju dha lamtumira e fundit atdhetarit Haxhi Gashi

Sot me daten 19-10-2023 në Stamboll ju dha lamtumira e fundit atdhetarit Haxhi Avdy Gashi nga Gremiku i Klinës.

Sot në varrezat e Stambollit ishin mbledhur shumë shqiptarë dhe qytetarë të shumtë jo vetëm nga Stambolli por nga gjithë Turqia, Kosova, Gjermania, Belgjika e shumë vende tjera për ti dhënë lamtumireën e fundit patriotit,atdhetarit njeriut të mirë Haxhi Gashi.

Haxhiu ka lindur me 1936 ne Gremnik të Klinës. I ati Avdyli kurr nuk harroi se është i biri i Haxhi Bajram Gashi trimit i cili shkroi histori në Portën e lartë. (Stamboll), histori të cilen populli ynë e skaliti në vargje dhe e këndoj në cdo dasem e kuvend kur kujtohej lavdia e historisë sonë në shekuj.

Haxhia i ri u rrit në familjen Gashi ku në shumë momente permendej vepra e aktit historik ku Haxhi Gashi vrau një oficer të lartë turk sepse ishte sjellur keq me përfaqësuesit shqiptarë (Ismail Qemali) në parlamentin Turk, ku më pas u denua me pushkatim.

Edhe akti i fundit të tij është epik ku nuk pranon ti lidhen sytë me shami dhe kërcënon gjelatin “Me ma hjek ju o këtë shami se nuk jam o anadolli,Jam shqiptar jam rrit n’Shqipni,flaktë e pushkëve du me I pa me sy”.

Haxhiu i rritur në një familje atdhetare dhe me rrëfimin në vesh të gjyshit të tij e mbajti me nder këtë emeër deri në frymen e fundit.

Reprezaljet e okupatorit me forma nga më të ndryshmet e detyruan familjen që në vitet e 60’ të emigroj në Turqi duke u angazhuar pa u lodhur asnjëherë për amanetin e të parëve “Që të punohet deri në frymën e fundit për vendin tonë Kosovën”

Duhet ti kujtojmë gjithnjë njerëzit dhe familjet që lanë dhe po lënë gjurmë në historinë dhe ndërtimin e vendit tonë, duke mos u lodhur asnjëherë sepse ky është amanet dhe detyrë e cdo shqiptari që të bëjë detyrën e vet e qoftë nevoja edhe jetën me dhanë për atdhe.

Burrat si Haxhi Gashi le të shërbejnë shembull për të gjithë ne si duhet vendi dhe si ruhet tradita familjare. Sot familja Gashi e kujton Haxhi Gashin si familjar dhe si atdhetar dhe lutet që shpirti i tij të pushoj në paqe.

Mos pyet se ç’ka bërë atdheu për ty, por çfarë bën ti për atdheun tënd’
John Kennedy