I dehur e rrah punëtorin teknik në QKMF të Klinës kinse ia ka ngacmuar gruan, kapet nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për shkak se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e kishte sulmuar fizikisht në vendin e punës një punëtor teknik  mbrëmë rreth orës 23:00 në Klinë,

Siç njofton Policia, i dyshuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa sipas burimeve të Gazetës Sinjali, pasi iu ka bërë matja me alkotest, i dyshuari ka rezultuar 0.54 promilë.

Gazeta Sinjali tani mëson detaje të reja lidhur me këtë rast.

Të njëjtat burimet bëjnë të ditur se rasti sipas viktimës kishte ndodhë për shkak se i dyshuari e kishte akuzuar atë kinse ai ia kishte ngacmuar gruan me të cilën e kishin dërguar për kontroll fëmijën e tyre te mjeku.