Sot Dukagjini pret Ballkanin në Klinë, hyrja falas për tifozët

Sot zhvillohet një nga përballjet më të rëndësishme të sezonit në futbollin kosovar, ku KF Dukagjini do të përballet me FC Ballkanin në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Kosovës.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 15:00, ndërsa pritet një atmosferë e zjarrtë në tribunat e stadiumit.

Klubi i Dukagjinit ka bërë të ditur se hyrja për këtë ndeshje do të jetë falas për të gjithë tifozët, duke ftuar qytetarët që të mbështesin ekipin në një nga sfidat më vendimtare drejt finales së Kupës.